Zgjedhjet 2024/ Ana gazmore e fushatës – Këngë, valle, futboll, “Muhabete të grave”…?!

ZGJEDHJET 2024

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, krahas fjalimeve të tij tashmë të njohura, ndonjëherë del jashtë kornizave protokollare.

Ja si duket, kur në kët fushatë përzihen hallat apo tezet e kudërshtarëve politik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“E dëgjoj dje Kovaçevskin nga Karposhi, thotë se nuk e ka kandiduar tezen e tij Zhanën, nuk e di zonjën me siguri është zonjë e mrekullueshme”

Por, jo vetëm kaq! Mickoski ka edhe një refren tjetër…

“Ali Ahmeti, Artan Grubi, Bujar Osmani, Talat Xhaferi”

Derisa Mickoski vazhdon avazin e vjetër, kreu I BDI-së duket se “nuk çan kokën fare”. Atë që e nisi me Kryeministrin shqiptar vazhdon ta ketë lajtmotiv, në nisje të ditës së punës. S`ka se si të jetë ndryshe – kënga Keç Hyseni.

Derisa Ali Ahmeti këndon, Stevo Pendarovski luan valle. S`ka se si të jetë ndryshe kur këndojnë Vlado Janevski dhe Kristina Arnaudova.

Por, duket se Afrim Gashi nuk preferon këngët dhe vallet. Ai ka pasion futbollin, ani pse nuk shënoi penaltinë…

Derisa burrat merren me këngë, valle e futboll, gratë diskutojnë për atë që dinë më mirë – muhabete grash. Dy kandidatet Gordana Siljanovska Davkova dhe Biljana Vankovska evokojnë kujtime nga rinia, por zbulojnë edhe sythet e para të dashurisë.

Vankovska: Bashkëshortin tim e takova në Fakultetin Juridik ku ishte asistente Gordana. Atje u takuam …

Davkova: Ishte i pashëm!

Vankovska: Nuk ishte I pashëm! Kur ma treguan, më thanë se ky djalosh ka mesataren më të lartë se ti. Unë e shikova dhe thash asgjë të veçantë…”

Dalja jashtë kornizave protokollare të politikanëve mbase duhet të ndikojë edhe në relaksimin e atmosferës parazgjedhore. Deri në këto momente, përveç retorikës dhe përplasjeve nga distanca të kundërshtarëve politik, nuk janë shënuar veprime që do të cënonin atmosferën zgjedhore … Mbase për këtë kontribuojnë edhe politikanët me këngë, valle, futboll dhe “muhabete grash”./tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share