Zgjatet sërish me 24 orë armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

Tre persona u vranë, 16 u plagosën në një sulm terrorist në Jeruzalemin Perëndimor 

Izraeli dhe Hamasi ranë dakord të zgjasin armëpushimin e tyre me një ditë tjetër, vetëm disa minuta para se të skadonte.  Ministria e Jashtme e Katarit tha se armëpushimi po zgjatej me të njëjtat kushte si në të kaluarën, me Hamasin që lironte 10 pengje izraelite në ditë në këmbim të lirimit të Izraelit të 30 të burgosurve palestinezë.

Presioni ndërkombëtar është rritur që armëpushimi të vazhdojë sa më gjatë që të jetë e mundur pas gati tetë javësh të bombardimeve izraelite dhe një fushate tokësore në Gaza që kanë vrarë mijëra palestinezë, kanë zhvendosur tre të katërtat e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh që ka shkaktuar një krizë humanitare.

Të mërkurën në mbrëmje, 10 pengje izraelite ,katër shtetas tajlandezë si dhe dy gra ruso-izraelite u kthyen në territorin izraelit nga Gaza. Shërbimi i burgjeve të Izraelit liroi 30 të burgosur të tjerë palestinezë. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur sërish në Izrael në udhëtimin e tij të tretë në rajon që nga fillimi i luftës dhe pritet të bëjë presion për zgjatje të mëtejshme të armëpushimit dhe lirimin e më shumë pengjeve.

Ndërkaq tre persona u vranë dhe 16 u plagosën në një sulm me armë zjarri në një stacion autobuzi të Jerusalemit Perëndimor.

Dy terroristë mbërritën në vendngjarje me një automjet, të armatosur me armë zjarri dhe hapën zjarr ndaj civilëve në stacionin e autobusëve por më pas u neutralizuan nga forcat e sigurisë.

Dyzet e pesë palestinezë të tjerë janë tani në paraburgim izraelit pas bastisjeve që kanë vazhduar gjatë natës në të gjithë Bregun Perëndimor kryesisht të arrestuar nga Biddu, afër Jerusalemit. Bastisjet u shtrinë edhe në disa qytete të tjerandërsa forcat izraelite kanë vendosur tanket dhe kryejnë kontrolle në çdo shtëpi.

Në Rripin e Gazës, situata humanitare po bëhet edhe më e rëndë.  Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë sërish thirrje që infrastruktura e cenueshme shëndetësore e Gazës të mbrohet pasi enklava e shkatërruar nga lufta përballet me një rrezik në rritje të epidemive. Në vazhdën e armëpushimit të zgjatur, shumë banorë të Gazës të zhvendosur po kthehen në shtëpi, duke shpresuar të gjejnë sende thelbësore nga ato që kanë mbetur nga bombardimet. Edhe pse zhurma e armëve është ndalur, shumë ndërtesa atje janë shkatërruar. Banorët kërkojnë që armëpushimi të vijojë dhe kërkojnë që palët të ndërmejtësojnë për paqe./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share