Eurozona i shpëton recesionit

Eksportet u rritën bashkë me punësimit, duke shmangur një rënie të madhe ekonomike

Eurozona i shpëton recesionit falë rritjes së punësimit dhe rritja e mprehtë e eksporteve. Agjencia e Statistikave e BE-së tregon se rritja ekonomike e eurozonës ishte 0.1% në tre muajt e parë të vitit.

Eurostat konfirmoi gjithashtu vlerësimin e tij të mëparshëm se produkti i brendshëm bruto në 20 vendet që ndajnë euron u rrit 1.3% në periudhën Janar-Mars dhe se punësimi u rrit 0.6% gjatë këtyre tre muajt e parë të vitit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rezultati më i mirë erdhi në tremujorin e parë kryesisht nga rritja e eksporteve të makinerive, automjeteve dhe kimikateve dhe rënia e importeve të energjisë. Importet nga Rusia, dikur një furnizues kryesor i naftës dhe gazit në BE, ishin 72.1% më të ulëta në periudhën Janar-Mars se një vit më parë pasi BE ndaloi blerjen e pjesës më të madhe të energjisë së saj nga Moska pas pushtimit të Ukrainës në fund të Shkurtit 2022.

Gjithashtu tkurrja e importeve dhe eksporteve mes BE-së dhe Kinës, partnerin e dytë më të madh tregtar i bllokut pas Shteteve të Bashkuara, ranë në tremujorin e parë në 74.7 miliardë euro nga 92.0 miliardë në të njëjtën periudhë të vitit 2022, ndërsa BE-ja kërkon të reduktojë varësinë e saj nga Pekini.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share