Zëvendëskryeministri Bytyqi në një takim lamtumirës me ambasadorin austriak Georg Vucas

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadorin austriak, Georg Vucas.

Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi e falënderoi ambasadorin Vucas për kontributin e tij në aspektin e mbështetjes ekonomike dhe promovimit të Maqedonisë së Veriut si destinacion tërheqës për investitorët austriakë, por edhe për mbështetjen politike në integrimet evropiane të vendit tonë.

“Besoj se Austria do të vazhdojë të jetë një promotore dhe partnere e fuqishme e vendit tonë”, tha Bytyqi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ambasadori Vucas falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi se për Austrinë integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE është një nga prioritetet kryesore dhe shprehu bindjen për një rezultat pozitiv.

“Maqedonia e Veriut është model për zgjidhjen e konflikteve të brendshme, por edhe mosmarrëveshjeve me fqinjët”, tha ambasadori austriak në largim, Georg Vucas.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share