Zeneli: Ansamblet më të vjetrat nuk përkrahen nga Ansambli Shtetëror

Kemi bërë shumë projekte dhe kemi insistuar që të bashkëpunojmë më shumë me Ansamblin shtetëror por përsëri anashkalohemi. Kështu u shpreh në emisionin Happy Day, kryetari i Ansamblit “Emin Duraku”- Shkup.

“Faji nuk është i joni, aspak, kemi dasht të bashkëpunojmë, na thirrën para disa ditëve, drejtori i Ansamblit shtetëror por përsëri, pasi u dhanë disa propozime për projekte për pavarsinë e Shqipërisë, disi nuk u arrit ajo që duheshte, ja lëmë kohës të tregojë”, thotë Zeneli.

Ai shton se bashkëpunimi ka qënë më i mirë më herët dhe se çdo gjë varet nga ajo se kush e udhëheq. Ansambli “Emin Duraku” shton se është një prej ansambleve më të vjetër dhe më aktiv.

“Emin Duraku” ka jashtëzakonisht shumë aktivitete, është ndër më të vjetrit në vend”, thotë kryetari Zeneli në Happy Day.

“Emin Duraku ka 30 deri 40 aktivitete në vit, diku 3 4 prova në javë. Ndihmën që e kam nga fëmijët e mi por dhe e gjithë familja ka dhënë shumë kontribut në vazhdën e rritjes së këtij ansambli”, tha Zeneli./ KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share