Jusuf Zejneli rektor i UT-së në emisionin Ora e Parë tha se ai në kohët e tij ka mësuar nëpër shtëpi salla me lavatriqe.
”Edhe prezantimin tim tani kur e bëj para studentëve ju them se unë vi nga radhët e studentëve që kemi mësuar në sallat me lavatriqe, pra nëpër shtëpitë e qytetarëve. Por asgjë nuk na ka dëmtuar jemi bërë edhe më t♪7 fortë, dua të falenderoj edhe profesorët nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tiranës dhe profesorët këtu që kanë kontribuar aq shumë, na kanë dhë misionin që ta duam arsimin, shkollimin. Ne edhe sot e kultivojmë mesazhin e themeluesit të UT-së, Fadil Sulejmani se ne ”Duam lapsin dhe Fletoren nuk duam dhunë” – tha Fadil Zejneli./tvklan.mk/