Jusuf Zejneli, rektor i UT-së në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni tha se misioni u krye me sukses pasi gjithë ajo sakrificë, rrugë e gjatë në fund u arrit qëllimi final për hapjen e Universitetit të Tetovës.
”E kemi filluar këtë mision si student, ka qenë një rrugë vendosshmërie, sakrifice, tolerance, bashkëpunimi megjithatë qëllimi final u arrit pasi sot Universiteti i Tetovës sot funksionion si një institucion publik i shkollimit të lartë në mënyrën më të konsiliduar me tendencën që të ecim para edhe më shumë” – tha Jusuf Zejneli, rektor i UT-së. /tvklan.mk/