Zendeli: Ftoj ministrin Lloga ti qëndroj besnik deklaratës së tij se me ndryshimet e Kushtetutës do të hiqet edhe 20%

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli përmes një shkrimi në rrjetin social facebook fton ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga që të mbetet besnik ndaj deklaratës së tij se me ndryshimet Kushtetuese do të hiqet edhe 20% për përdorimin e gjuhës shqipe, ai mes tjerash shkruan se Lëvizja Besa do të përkrah ndryshimet Kushtetuese, përcjellë Klan M.

”E ftoj Ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga që t’i mbetet besnik deklaratës se me inicimin e ndryshimeve kushtetuese në kuvend, duhet të hiqet formulimi 20% për përdorimin e gjuhës shqipe. Tash e ke rastin që përmes qeverisë si propozues i autorizuar i ndryshimeve kushtetuese, në kuvend të kemi propozim për ndryshimin e Amendamentit V të Kushtetutës së RMV. Lëvizja Besa mbetet besnik qëndrimit të theksuar më herët se do të përkrah ndryshime kushteuese vetëm nëse do të përkrahet iniciativa për ndryshimin e amendamentit V të kushtetutës ku formulimi 20% hiqet dhe do të emërtohet si gjuhë shqipe. Në kushtetutën aktuale kemi një situatë nënçmuese për popullatën shqiptare ku rregullimi i përdorimit të gjuhës shqipe është përkufizuar përmes definicionit me përqindje dhe jo përmes njohjes të identitetit të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe” – shkruan Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes BESA. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share