Shumicën e konflikteve ndëretnike e bëjnë politikanët ndërsa qytetarët këtë duhet ta vërjejnë dhe gjatë zgjedhjeve t’i dënojnë duke mos i përkrahur gjegjësisht votuar. Këtë e tha Rubin Zemon profesor universitar dhe ish deputet në Parlamentin e RMV-së.
“Kur kemi kriza atëherë kemi edhe konflikte ndëretnike. Kjo shfrytëzohet nga ana e politikanëve. Do të them se qytetarët i kanë fajet, pasi që ata i votojmë. Në këso raste politikanët duhet të dënohen dhe mos të votohe. Bashkëjetesa nuk trajtohet në nivel shtetëror por në nivel lokal”.
Në debat u përmend edhe rasti kur ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska ende pa u kryer hetimi tha se vrasëri është shqiptar dhe musliman. /KlanMacedonia/