“Zemër Luana”, thyerje rekordshmërie

27 milionë views, emisioni që doli jashtë pritshmërive

“Zemër Luana” theu çdo rekord këtë sezon të parë televiziv nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës.

Miliona shikues besnikë nuk ngurruan të ndiqnin “Zemër Luana”, duke e bërë të dielën mbrëma të kishin vetëm një zgjedhje!

Suksesi këtë sezon të parë bashkoi shqiptarët nga mbarë bota duke bërë “Zemër Luana” trend ngado.

Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Itali, Zvicër, Gjermani e kudo ku flitet shqip, “Zemër Luana” arriti të jetë numër 1 në shumë shtete edhe në platformën Youtube, ku rrëmbeu mbi 27 milionë klikime në vetëm 15 puntata të spektaklit të argëtimit.

Ashtu siç premtoi, Luana Vjollca ia doli më së miri të sillte alegri dhe argëtim në familjet shqiptare me të ftuarit më në zë të momentit në Shqipëri, por edhe ata me famë ndërkombëtare.

Mos harroni, surprizat nga Luana Vjollca nuk kanë mbarim!

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share