Zemër Luana | Sapo konfirmoi se është shumë e dashuruar? Eneda Tarifa: Besoj u kuptuam!

Eli Fara dhe Eneda Tarifa ishin të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e sotme në spektaklin “Zemër Luana” në Tv Klan.

Dy artistet e njohura u vendosën në një përballje me pyetje të shpejta në rubrikën “Zemër Përgjigju” dhe cila do të përgjigjej e para do të fitonte pikë më shumë.

Pyetjes “Cila nga ju ka më shumë fat në dashuri?”, e para që shtypi pulsantin ishte Eneda dhe menjëherë pas këtij veprimi ajo u shpreh kështu: “Besoj u kuptuam”.

Ndërsa teksa aktori Eglein Laknori erdhi si personazh në skenë si një astrologe, duke i thënë këtë parashikim Enedës: “Me daljen e mërkurit nga prapavija duhet të rimarrësh energjitë, të duhet shumë aktivitet fizik. Merresh me sport ti Eneda?”

Përgjigjia e këngëtares ishte “Bëj shumë sport, po më del nga veshët!”. Përgjigje kjo shumë pikante, siç ishte edhe komenti i Egit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share