“Zemër Luana”/ Big Mama reagon keq ndaj Antonela Berishës: “Nëse e quaj atë artiste …

Në spektkaklin e sotëm të “Zemër Luana” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës, përvecc lojërave, surprizave, këngëve e valleve, gjithashtu nuk mund të mungonin dhe deklaratat e bujshme. Një prej tyre ishte ajo e këngëtares Big Mama e cila ishte e ftuar në program mbrëmjen e kësaj të diele.

Big Mama ishte e përfshirë në një lojë ku përballë kishtë këngëtaren Poni dhe secila do duhet t’u përgjigjej pyetjeve të cilat u ishin bërë më titujt e këngëve të tyre.

“S’e duroj”, titullohet kënga e Big Mamës, ku prej të cilës këngëtares iu drejtua ky dënim:
“Na thuaj sot emrat e tre personazheve të njohur të showbizit që thjesht nuk i duron dot më!”
Këngëtarja u shpreh që personi të cilin ajo nuk duron dot është Antonela Berisha, por sipas saj ajo nuk mund ta quante atë artiste pasi s’mund ta krahasonte atë me artistët sepse i ofendon nëse do e quantë me atë titull./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share