Zelensky viziton trupat në frontin e parë të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vizituar trupat në frontin e parë të luftës në rajonin lindor të Donbasit, aty ku është fokusuar sulmi i forcave ruse.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ai tha për mediat se kishte zhvilluar një takim në qytetin Lysychansk dhe Soledar.

“Jam shumë krenar për çdo njeri që takova, për të gjithë ata me të cilët shtrëngova duart”, tha Zelensky.

Zelensky gjithashtu foli me ushtarët në rajonin juglindor të Zaporizhia, duke i përshkruar ata si heronj.

Udhëtimi përfaqësoi një lëvizje të rrallë jashtë kryeqytetit Kiev për presidentin që nga fillimi i luftës në Shkurt./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share