Zelensky vizitoi Riadin para Tiranës

Diskutime për planin e paqes dhe shkëmbimin e të burgosurve

Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman ka kërkuar të pozicionohet si një ndërmjetës i mundshëm për t’i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë. Arabia Saudite ka luajtur një rol të rëndësishëm në negocimin e shkëmbimeve të të burgosurve të Ukrainës me Rusinë.

Në 21 dhjetor 2022 Zelensky realizoi në SHBA vizitën e tij të parë jashtë vendit kur kishin kaluar 300 ditë që nga nisja e agresionit rus duke takuar presidentin amerikan Joe Biden. Menjëherë pas SHBA-ve Zelensky do të vizitonte një ditë më pas Poloninë.

Në 8 shkurt të vitit 2023 Zelensky do të gjendej në Britaninë e Madhe ku u takua me kryeministrin britanik Rishi Sunak, iu drejtua parlamentit britanik, si dhe pati një audiencë me Mbretin Charles III. Zelensky vizitoi bazën e Ushtrisë Britanike të Kampit Lulworth, ku u takua me trupat ukrainase që stërviteshin atje.

Një ditë më pas ai takoi në Paris presidentin francez Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Zelensky vizitoi më 9 shkurt Brukselin dhe mbajti një fjalim në Parlamentin Evropian si dhe mori pjesë në një samit të Këshillit Evropian me 27 liderët e vendeve të BE-së. Gjatë muajve në vijim të vitit 2023 pjesë e axhendës së presidentit ukrainas ishin Finlanda, Holanda, Italia, Vatikani, Gjermania. Më 19 Maj 2023 ai mori pjesë në samitin e Ligës Arabe në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite ndërsa më 20 Maj ai vizitoi Japoninë.

Gjatë verës së vitit të kaluar ai vizitoi Moldavinë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Sllovakinë. Më 7-8 Korrik Zelensky vizitoi për herë të parë Turqinë që nga nisja e agresionit rus ndaj vendit të tij. Gjatë këtij viti ai ka marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik të Davosit dhe Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share