Për herë të parë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar për herë të parë se ushtria e tij po kryen një ofensivë ushtarake brenda rajonit perëndimor të Kurskut të Rusisë.
Në fjalimin e tij të shtunën vonë, Zelensky bëri të ditur se ushtria e Ukrainës po e shtynte luftën në territorin e agresorit.
Presidenti falënderoi ushtarët e Ukrainës dhe tha se kishte diskutuar operacionin në Rusi me komandantin e lartë të vendit Oleksandr Syrskyi.
Kievi filloi sulmin e tij të befasishëm të martën, duke përparuar me shpejtësi më shumë se 10 km brenda Rusisë.
Moska deri më tani ka luftuar për të ndaluar përparimin ukrainas, me më shumë se 76,000 njerëz të evakuuar nga rajoni i Kurskut.
Autoritetet në rajonet e Kursk, Belgorod dhe Bryansk kanë kufizuar lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve.
Zyrtarët në Kursk thanë se 13 persona u plagosën në qytet pasi mbeturinat nga një raketë e shkatërruar ukrainase ranë mbi një ndërtesë banimi nëntëkatëshe.
Ndërkohë, në Kiev një djalë 4-vjeçar dhe babai i tij 35-vjeçar ndërruan jetë kur mbeturinat e një arme ruse të rrëzuar ranë në shtëpinë ku ata jetonin pranë kryeqytetit.
Një fëmijë 13-vjeçar është mes të plagosurve në sulmin në distriktin Brovary, në rajonin e Kievit. Sulmet e Kievit brenda territorit rus kanë ngritur pikëpyetje se si Ukraina ishte në gjendje të avanconte aq lehtë në rajonin e Kurskut pas më shumë se dy vjetësh luftë.
Klan News