Zelensky: Ukraina do të rimarrë territoret e humbura

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se Rusia ka shumë sisteme raketash për të shkatërruar qytet pas qyteti. Gjatë fjalimit për ndjekësit e tij, Zelensky tha se Ukraina do të rimarrë qytetet ukrainase që janë marrë nën kontrollin rus.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Zelensky thotë se me një furnizim në rritje të armëve perëndimore, Ukraina do të rimarrë territoret e humbura, duke përfshirë Lysychansk dhe qytete të tjera në Donbas.

“Ne do të kthehemi falë taktikave tona, falë rritjes së furnizimit me armë moderne. Ne po ecim gradualisht përpara në rajonin e Kharkiv, në rajonin Kherson. Do të vijë një ditë kur do të themi të njëjtën gjë për Donbasin”, u shpreh Zelensky.

Kujtojmë se dje Rusia ka marrë kontrollin e qytetit ukrainas të Lisiçanskut dhe të gjithë rajonin e vijës së parë të Luhanskut, çka shënon një progres të dukshëm për forcat ruse të cilat kërkojnë kontrollin në lindje të vendit.

Lisiçansk ishte qyteti i fundit i madh që ishte ende në duart e Ukrainës dhe kapja e tij sinjalizon një shtytje më të thellë në rajonin e Donbasit. Ky ka qenë edhe objektivi kryesor i Moskës që nga tërheqja nga Kievi dhe zonat në veri të Ukrainës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share