Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se rreth katwr milionë njerëz në të gjithë Ukrainën janë goditur nga kufizimet e energjisë elektrike, që kompanitë ukrainase janë detyruar t’i vendosin, për shkak të dëmtimit të infrastrukturës të shkaktuar nga fushata e bombardimeve të Rusisë. Zelenskiy tha në fjalimin e tij të natës, më 28 tetor, se zonat e prekura përfshijnë Kievin dhe Harkivin, si dhe rajonet përreth dy qyteteve të mëdha. Autoritetet në Kiev thanë se kufizimet do të duhet të rriten në nivele “të paprecedentë”.