Zelensky: Ne nuk e sulmojmë Putinin, ne luftojmë në territorin tonë

Presidenti i Ukrainws, Volodymyr Zelensky, ka përsëritur se Kievi nuk qëndron pas një sulmi të supozuar në Kremlin, pasi vendi i tij u akuzua për një përpjekje të dështuar për të vrarë presidentin rus Vladimir Putin brenda natës.

Rusia ka fajësuar Kievin për incidentin dhe ka kërcënuar se do të hakmerret.

Por duke folur në një konferencë shtypi në Helsinki sot, Zelensky tha: “Ne nuk sulmojmë Putinin, apo Moskën, ne luftojmë në territorin tonë. Ne po mbrojmë fshatrat dhe qytetet tona”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

I pyetur pse Rusia ka akuzuar Ukrainën se qëndron pas sulmit të supozuar, Zelensky tha se Putinit i duhet një mënyrë për të motivuar popullin e tij pasi ai “nuk ka fitore”./KlanKosova

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share