Zelensky: Kundërsulmi ukrainas për rimarrjen e territoreve të pushtuara nga rusët do të nisë shpejt

Kundërsulmi ukrainas për rimarrjen e territoreve të pushtuara nga rusët do të nisë shumë shpejt, siç e konfirmoi vetë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një intervistë për Uoll Strit Xhërnëll.

“Mendoj se që sot jemi gati për ta nisur. Besoj fort se do të kemi sukses. Nuk e di se sa do të zgjasë dhe është e qartë që shumë ushtarë do të vdesin.

“Nuk duam të bëhemi pjesë e NATO-s. Duhej të ishim bërë 15 vite më parë. Jemi të vetëdijshëm që nuk mund të anëtarësohemi në mes të kësaj luftës.

Ngrohja e motit ka shtuar pritshmëritë se kushtet janë të favorshme për nisjen e një ofensive kundër rusëve. Kohët e fundit, ushtria ukrainase ka goditur edhe shumë depo ruse armatimesh në zonat veriore dhe jugore që janë nën kontrollin e tyre.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share