Zelensky kërokon takim urgjent të OKB-së pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se do të inicojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve të fundit të Rusisë ndaj Ukrainës. Sot, forcat e Moskës hodhën më shumë se 40 raketa, duke synuar disa qytete dhe duke dëmtuar infrastrukturën dhe ndërtesat.

Ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka kërkuar që të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare të dënojnë fuqishëm veprimet e Rusisë. Ai gjithashtu ka kërkuar hapa të menjëhershëm për të forcuar aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe refuzimin e çdo zbutjeje të Vladimir Putinit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share