Zelensky furnizohet me MiG-29

Sllovakia i jep Ukrainës avionët e saj luftarakë në këmbim të atyre amerikanë F-16

Republika Çeke do t’i ofrojë ndihmë Sllovakisë në patrullimin e hapsires së saj derisa të marrë si kompensim avionët e avancuar sulmues F-16 të prodhimit amerikan qe do të zëvendësojnë avionët që do të transferohen në Ukrainë. Kërkesa e Zelensky për ta furnizuar me avionë luftarakë ishte paraqitur tek liderët botërorë që në muajin Shkurt. Sllovakia do t’i dërgojë Ukrainës avionët e saj luftarakë MiG-29 dhe po ashtu një sasi tankesh të kohës së ish-Traktatit të Varshavës.

Këtë e kanë deklaruar kryeministrat e Sllovakisë dhe Republikës Çeke, Eduard Heger dhe Petr Fiala.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nuk dua të hyj në detaje, sepse Ukraina gjithashtu na kërkoi që të mos jepnim informacion të detajuar për këtë pajisje. Ne kemi të gjitha parakushtet për të besuar se Ukraina do ta fitojë këtë luftë”, tha Heger.

“Ne do të ndihmojmë Ukrainën derisa të ketë në dispozicion avionë të rinj amerikanë. Ukrainasit po luftojnë edhe për ne”, u shpreh Fiala.

Republika Çeke është e gatshme të marrë pjesë edhe në trajnimin e ushtarëve ukrainas. Praga ka dërguar ushtarët e saj për të mbrojtur kufijtë lindorë të Sllovakisë me Ukrainën. Republika Çeke mban aktualisht presidencën e BE-së.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share