Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina nuk ka “asnjë alternativë” për të fituar luftën.
I pyetur nëse ishte koha për të negociuar me presidentin rus Vladimir Putin duke pasur parasysh mungesën e municioneve të Ukrainës dhe zgjedhjet e ardhshme në SHBA – të cilat mund të shkurtojnë ndihmat ushtarake – Zelensky tha: “A mund të flasësh me një njeri të shurdhër? A mund të flasësh me një njeri që vret kundërshtarët e tij ?
“Ne do të propozojmë një platformë ku [Putini] mund të pranojë se e ka humbur këtë luftë dhe ishte një gabim dhe tragjedi e madhe për ne dhe për botën demokratike”.
Ai mes tjerash tha se Ukraina nuk mund të pranojë humbjen e luftës, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Çfarë do të thotë nëse Ukraina humbet? Ukraina nuk do të ekzistojë”.