Rishi Sunak marrëveshje me Francën për emigrantët e paligjshëm

Draft-marrëveshja përfshin objektivat dhe shpërblimet e stafit për trajtimin e numrit të azilkërkuesve në Britani

Kryeministri britanik Rishi Sunak po synon të arrijë një marrëveshje me Francën për të adresuar numrin e paprecedentë të  emigrantëve të paligjshëm që synojnë të kalojnë ilegalisht Kanlin e La Manshit.

Ministrat dhe zyrtarët pritet të shqyrtojnë një projekt-marrëveshje e cila përfshin objektivat për anijet që ndalojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe numrin e oficerëve francezë që patrullojnë zonat bregdetare në çdo kohë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Raportohet se do të ketë objektiva të reja të brendshme për stafin zyrës së brendshme që gjurmon emigrantët “Home Office” për të përpunuar 80% të kërkesave për azil brenda gjashtë muajve. The Guardian duke cituar burime pranë qeverisë britanike bën të ditur se stafi mund të marrë shpërblime nëse ata përmbushin objektiva të caktuara.

Zyrtarët e Home Office po planifikojnë gjithashtu të shtrëngojnë rregullat se kush kualifikohet për azil në Britani për të reduktuar numrin e aplikantëve, një masë e diskutueshme që Sunak propozoi gjatë zgjedhjeve të lidershipit konservator gjatë verës.

Një numër i paprecedentë azilkërkuesish kanë mbërritur me varka të vogla këtë vit, me shifrën që ka arritur në 33,573 që nga 3 tetori. Vitin e kaluar ka pasur 28,526 mbërritje me varka të vogla dhe në 2020 ishin 8,404. Sekretarja e brendshme, Yvette Cooper, ka kritikuar trajtimin katastrofik të qeverisë të kalimeve të paligjshme në Kanalin e La Manshit. Cooper u shpreh se Home Office duhet të shpenzojë paratë për ndjekjen e trafikantëve dhe përmirësimin e sistemit të azilit.

The Guardian raporton se një qendër e emigrantëve në Kent është e mbipopulluar në mënyrë katastrofike, me njerëz që presin për shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil duke u mbajtur në kushte çnjerëzore.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share