Zelensky do të marrë pjesë në mbledhjen e KS të OKB. Hoxha: Mbledhja do të drejtohet nga Edi Rama

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy pritet të marrë pjesë në mbledhjen vjetore të liderëve botërorë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork këtë muaj dhe të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën. Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Shqipërisë në OKB-, Ferit Hoxha gjatë një konference për mediat në Nju Jork, me rastin e marrjes së Presidencës së Këshillit të Sigurimit nga vendi ynë.

“Unë pothuajse mund ta konfirmoj, por sigurisht që nuk nuk varet nga unë, është se Presidenti Zelenskiy do të jetë në Nju Jork. Do të jetë hera e parë që ai vjen në Nju Jork dhe hera e parë që vjen në OKB. Sigurisht, varet nga ukrainasit dhe do të varet edhe nga situata në terren”.

“Gjëja që mund të konfirmoj është se Kryeministri im do të jetë në Nju Jork dhe ai do ta udhëheqë atë takim. Pra, kjo është e sigurt”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shqipëria është presidente e këshillit 15 anëtarësh për muajin Shtator, ndërsa udhëheqësit botërorë do të fillojnë të mblidhen në Nju Jork nga 18 Shtatori për takimin e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share