Zelensky: Bota i shpëtoi për pak një katastrofe bërthamore

PËR HERË TË PARË NE HISTORINE E TIJ TERMOCENTRALI QENDROI I FIKUR PER SHKAK TE BOMBARDIMEVE

Presidenti Volodimir Zelenski ë shtë shprehur se bota i shpë toi një katastrofe bë rthamore pasi termocentrali në Zaporizhia që ndroi i fikur pë r orë të të ra pë r shkak të bombradimeve në zonë .

Bota shmangu një katastrofë bë rthamore pasi energjia elektrike në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia ne Ukrainë u ndërpre për orë të tëra për shkak të bombardimeve .

Kë shtu ka deklrauar presidenti i vendit Volodimir Zelenski i cili lavdëroi teknikët ukrainas që operojnë centralin nën vëzhgimin e ushtrisë ruse.

“Nëse stafi ynë nuk do të kishte reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike, atëherë ne do të kapërcenim pasojat e një aksidenti bë rthamor.”- u shpreh ai gjatë një fjalimi në mbrë mje.

Gjeneratorët rezervë me naftë siguruan furnizimin me energji elektrike që janë jetike për sistemet e ftohjes dhe sigurisë në termocentralin bërthamor.

Vladimir Rogov, një zyrtar i emëruar nga Rusia në qytetin e pushtuar Enerhodar pranë uzinës, fajësoi forcat e armatosura të Ukrainës për një zjarr në një pyll pranë uzinës. Ai tha se qytetet në zonë humbën energjinë për disa orë të enjten.

Fikja e termocentralit më të madh të Evropë s ishte e para ne historine e tij.

Ky termocentral ra në duart e rusë ve në mars dhe e kanë kontrolluar atë që atëherë, megjithëse janë teknikët ukrainas ata që operojnë aty. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kë rkuar akses në termocentral dhe ka bërë thirrje që zona të çmilitarizohet.

GAZETARE: XHUANA LIKA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share