13 viktima nga moti i keq në SHBA

Stuhia arktike ka goditur shumicën e shteteve, anulohen 5600 fluturime

Ka arritur në 13 numri i viktimave të shkaktuara nga i ftohti ekstrem në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Stuhia arktike që ka prekur SHBA shtrihet në shumicën e shteteve nga Teksasi në jug e deri në Liqenet e Veriut. Shumica e personave që kanë humbur jetën janë për shkak të aksidenteve me makinë në rrugët e akullta.

Mbi 1.5 milionë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa rreth 5,600 fluturime janë anuluar. I ftohti i acartë i ka çuar temperaturat deri në temperaturat -45℃, njoftuan meteorologët amerikanë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Meteorologët paralajmërojnë se stuhia e dimrit mund të shndërrohet në një “ciklon bombë”. Cikloni i bombës është një term që i jepet një stuhie shpërthyese që intensifikohet me shpejtësi, me presionin qendror të ajrit që bie me të paktën 24 milibar në 24 orë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share