Zelenski: Do të marrim 42 avionë F-16 nga Holanda!

Kryeministri i Holandës, Mark Rute, deklaroi se Holanda dhe Danimarka do t`I dorëzojnë numër të pacaktuar të avionëve ushtarak F-16 Ukrainës, sapo të përmbushen kushtet e transferimit.

Ky premtim I dhënë gjatë vizitës së Presidentit të Ukrainës, Voldimir Zelenski, në Holandë, është premtimi i parë I vërtetë për dërgimin e avionëve F-16 për forcat e armatosura ukrainase. Kjo vejn disa ditë pasi SHBA-të miratuan dërgimin e mundshëm të avionave ushtarak nga Holanda dhe Danimarka.

Që nga fillimi i luftës, Ukraina me këmbëngulje lobonte tek faktori ndërkombëtar për t`I marrë këto avionë ushtarak dhe përfundimisht tejkaloi pavendosmërinë amerikane në muajin Maj, kur Presidenti Xho Bajden miratoi programet për trajnim të pilotëve ukrainas për të fluturuar me avionët F-16.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share