Zelandë e Re: Rritet bilanci i viktimave nga cikloni

11 PERSONA KANE HUMBUR JETEN DHE MIJERA TE TJERE REZULTOJNE TE ZHDUKUR

Bilanci i atyre që kanë humbur jetën nga cikloni shkatërrues në Zelandën e Re është rritur në 11. Mijëra të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa disa rajone kanë pësuar dëme katastrofike dhe përballen me mungesë uji dhe ushqimesh.

Numri i të vdekurve nga cikloni Gabrielle në Zelandën e Re është rritur  në 11. Mijëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pasi stuhia goditi ishullin verior të vendit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Cikloni goditi disa rajone veriore dhe lindore duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, ku qindra mijëra shtëpi u shkatërruan dhe tokat bujqësore u pëmbytën.

Kryeministri Chris Hipkins e ka quajtur Gabrielle fatkeqësinë më të madhe natyrore të këtij shekulli në Zelandën e Re, ndërsa u shpreh se numri i të vdekurëve mund të rritet edhe më shumë. Në kryeqytetin Ëellington  mbi 6,431 njerëz mbetën të zhdukur, ndërsa 3,216 janë vendosur në strehimore të përkohëshme.

Telekomunikacioni vijon të jetë i ndërprerë, ndërsa kritike është situata në disa zona ku ka mungesë uji të pijëshëm. Zinxhirët e furnizimit u ndërprenë duke shkaktuar probleme në lëvizjen e mallrave, shumë të korra janë shkatërruar dhe 28,000 shtëpi vijojnë të jenë ende pa energji. Frika tanimë është shtuar edhe për shkak të hajdutëve ndërsa kryeministri ka deklaruar se ata që gjenden duke plaçkitur do të arrestohen.

Një ekip nga Fixhi do të niset për në Zelandën e Re në ditët në vijim për të ndihmuar në rikuperimin dhe gjetjen e personave të zhdukur, duke u bërë vendi i 12 që ofron ndihmë Zelandës së Re.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share