Zejdi: Alternativa nuk largohet nga qeveria sikur edhe po të mbetet me një drejtori

Alternativa nuk do të largohet nga kjo qeveri qoftë edhe nëse mbetet vetëm me një drejtori. Kështu vlerëson deputeti i pavarur Skënder Rexhepi në emisionin Klan Debat. Rexhepi gjithashtu ka thënë se është e dukshme që Aleanca për Shqiptarët do të jetë pjesë e qeverisë.

“Është e dukshme që ASH do të jetë pjesë e qeverisë. Veçmë janë ndarë edhe postet, ministritë. Kush çka do t’i japë. Më shumë pozita do t’i marrin Alternativës. Alternativa sikur edhe vetëm me një drejtori po të mbetet nuk do të largohet. E them këtë duke i njohur bartësit e saj. Nuk e lëshojnë qeverinë”, është shprehur Zejdi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share