VMRO DPMNE-ja sipas Skënder Rexhepit e ka marrë mesazhin nga faktori ndërkombëtar në vend se është e patjetërsueshme ndryshimi i kushtetutës për të ardhmen e vendit drejt BE-së. Për këtë, sipas Zejdit, partia e Mickoskit duhet të deklarohet publikisht.
“Një VMRO e cila nuk do të deklarohet publikisht se do të sakrifikojë nga trungu i tyre politik për të ndryshuar kushtetutën dhe për të shkuar drejt BE-së, nuk ka subjekt politik shqiptar që do të guxojë të bashkëpunojë me të, as pozitë, as opozitë”, deklaroi Zejd Rexhepi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./tvklan.mk