Zbulohet vrima e zezë më gjigande deri më sot në galaktikën Abell (Video)

Zbulohet një vrimë e zezë gjigande, ndoshta më e madhja deri më sot e vrojtuar nga njeriu. rezulton të jetë 32 miliard herë më e madhe se Dielli, dhe ndodhet 2.7 mld vite dritë larg Tokës, në galaktikën Abell 1201, që ndodhet në mes të një zone kozmike e rrethuar nga mijëra galaktika të tjera.

Zbulimi është bërë nga puna kërkimore e Universitetit Durham në mbretërinë e Bashkuar, bazuar në të dhënat e teleskopit hapësinor Hubble.

Teknika e përdorur për të konfirmuar zbulimin e saj ka qenë nëpërmjet fenomenit  të ashtuquajtur Lentja gravitacionale, që shfrytëzon perthyerjen e dritës falë prezencës së masave të mëdha,  teori e parashikuar edhe nga relativiteti I Albert Einstein, për të cilën ekspertët shpjegojnë se mund të përdoret në të ardhmen për të zbuluar edhe elementë të tjerë kozmikë, siç janë vrimat e zeza inaktive.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më pas të dhënat janë përpunuar me supercomputer që kanë arritur të bëjnë të gjitha përllogaritjet Studimi është publikuar në revistën shkencore të “Royal Astronomical Society”.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share