Zbulohet “sistemi i përsosur diellor” me 6 planetë

Astronomët kanë zbuluar një sistem diellor me 6 planetë rreth 100 vite dritë larg Tokës, gjë që mund t’i ndihmojë të zbërthejnë sekretet e formimit të planetëve.

6 ekzoplanetët orbitojnë rreth një ylli të ngjashëm me diellin i cili është quajtur HD110067 dhe ndodhet në yjësinë Coma Berenices. Më të mëdhenj se Toka dhe më të vegjël se Neptuni, planetët i përkasin një kategorie të quajtur sub-Neptunë që gjenden zakonisht pranë yjeve të ngjashëm me diellin në Rrugën e Qumështit.

Planetët janë emërtuar me shkronjat nga b te g dhe rrotullohen duke bërë një kërcim që quhet rezonanca orbitale. Duke qenë se janë të paprekur, janë të përsosur për të mësuar se si janë formuar dhe si mund të lulëzojë jeta.

Ata i plotësojnë rrotullimet dhe ushtrojnë forcë gravitacionale mbi njëri-tjetrin sipas një modeli të caktuar. Për çdo 6 rrotullime të kryera nga planeti b që është më afër me yllin, planeti i jashtëm g përfundon 1.

Ritmi harmonik krijon një zinxhir rezonance dhe 6 planetët paralelizohen pasi kryejnë disa rrotullime. Për shkencëtarët, ky sistem është “i përsosur”.

Ai që e bën të rëndësishëm këtë zbulim është fakti se shumë pak gjëra kanë ndryshuar që prej formimit të sistemit diellor rreth 1 miliardë vite më parë dhe zbulimi mund të zgjidhë enigmën e evolucionit të planetëve dhe origjinës që sub-Neptunëve në galaksinë tonë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share