Zbulohet shkaku i vdekjes se aktores Charlbi Dean

Aktorja nderoi jete në moshën 32-vjeçare në Gusht të këtij viti

Vdekja e aktores dhe modeles Charlbi Dean tronditi botën e kinematografisë këtë vit.

Së fundmi mediat e huaja kanë zbuluar shkakun e vdekjes së 32-vjeçares. Ato shpjegojnë se ajo ndërroi jetë për shkak të një infeksioni i cili rezultoi fatal për të.

Revista The Times shkruan se aktorja ju nënshtrua një operacioni më shumë se dhjetë vjet më parë për shkak të një aksidenti të rëndë me makinë.

Dean luajti së bashku me aktrorin Woody Harrelson në filmin “The Triangle of Sadness” që rrëmbeu çmimin e vendit të parë për festivalin e filmit në Kanë për vitin 2022.

Përveç këtij çmimi , filmi nën regjinë e Ruben Östlund ka mundur të fitojë edhe çmime të tjera në Evropë.

Filma të tjerë ku aktorja lujti janë “Spud” dhe “Black Lightning”.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share