BBVK | Cilët janë banorët që ia panë “hajrin” Big Brotherit në Instagram (VIDEO)

Menaxheri i rrjeteve sociale në Big Brother VIP Kosova 2, Diamant Bajra, përmes një lidhje direkte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur për ngjarjes e javës brenda shtëpisë së BBVK-së, duke paralajmëruar gjithashtu se sonte do të jetë një ‘Prime’ i zjarrtë, ku edhe do të kuptohet se cilët janë finalistët e këtij edicioni.

Ai gjithashtu tha edhe disa informacione për platformat sociale, ku siç ushpreh ai, po vazhdon që të jetë debat mjaftë i madh për zhvillimet që ndodhin brenda shtëpisë.

“Një informacion sa i pëketë platformave sociale, vazhdon që të jetë debat mjaftë i madh për zhvillimet që ndodhin brenda shtëpisë në këto plarforma dhe mund të them lirisht se tashmë ka arritur edhe kulmi i debateve që bëhen për banorët, në këtë fazë në të cilën po flasim, fansat tanimë janë ndarë në grupe dhe ka një betejë thënë kushtimit mes tyre se përkrahësit e cilit grup janë më të zëshëm për banorët që janë brenda shtëpisë dhe të cilët ata duan të jenë pjesë e finales”.

“Pra, ka një garë më të madhe të fansave të cilët duan që përmes kësaj metode të ndikojnë edhe në opinionbërje, në mënyrë që të arrijnë që banori i tyre i preferuar të arrijë të fitojë finalen”, u shpreh ai.

Bajra gjithashtu ka bërë të ditur edhe se cilët janë banorët që ia kanë parë “hajrin” Big Brother VIP Kosova në Instagram, njofton Klankosova.tv.

“Se Big Brother VIP Kosova është mundësi e jashtëzakonshme për të rritur popullaritetin që shumëkush mund ta ketë ëndërruar, konfirmojnë të dhënat e nxjerrura nga “CroëdTangle” për platformën e Instagramit, ku në aspektin e përgjithshëm rritja e numrit të ndjeksëve për banorët që janë dhe ishin pjesë e shtëpisë me të përfolur, nis nga +11% deri në +1588%”.

“Të dhënat përfshijnë matjet nga përiudha 20 Tetor 2023 – 26 Janar 2024. Ps. Mungojnë të dhënat për Shqipen, Yllin, Alben, Besin, Edonen dhe Domenikun, per shkak se profilet e tyre në Instagram ishin private”, ka bërë të ditur ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share