Zbulohet kometa Nishimura

Një kometë e blertë ndriçon qiellin në natën mes së shtunës dhe të dielës. Nishimura, u zbulua vetëm pak javë më parë, në 11 Gusht, dhe në 17 Shtator  do kalojë në largësinë minimale me Diellin prej 33 mln km, largësi që është sa 1/3 e distancës mes Tokës dhe Diellit.

Sipas astronomëve, kjo kometë kalimin e saj e bën në një largësi të sigurte me ne, rreth 125 mln km dhe sipas kalkulimeve eventi ndodh një herë në 437 vjet. Hido Nishimura, astronomi që e vrojtoi, thotë se është rast i rrallë që një kometë të shfaqet kaq shpejt pas zbulimit, pasi zakonisht kometat zbulohen muaj ose vite para se trajektorja e tyre të afrohet me planetin tonë.

Përbërja e saj është kryesisht prej shkëmbi dhe akulli dhe kur ndodhet në largësinë minimale me yllin e sistemit tonë, bërthama prej akulli lëshon pas gaz dhe pluhur duke krijuar bishtin, që vërehet nga ne falë reflektimit nga rrezet diellore. Kalimi i saj parashikohet të dallohet me sy të lirë, në afërsi të planetit Afërditë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share