Zbulohet “islander” i pestë pak orë para nisjes së spektaklit Love Island Albania

Na ndajnë vetëm pak orë nga nata e parë e “Love Island Albania”, spektakli që vjen për herë të parë në Shqipëri, ekskluzivisht në Tv Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Faqja zyrtare e “Love Island Albania” në Instagram ka bërë me dije se “islander” i radhës është një djalë simpatik dhe muskuloz. Ai quhet Sergei, vjen nga Fieri, pasioni i tij është muzika e aktiviteti fizik dhe i pëlqen bota e televizionit. Sergei, vjen në “Love Island Albania” për të gjetur dashurinë pa kushte që i mungon.

Më shumë detaje për Sergein dhe të gjithë “Islanders” do t’i zbuloni sonte në natën e parë të spektaklit “Love Island Albania”, në orën 21:00 në Tv Klan.

Kujtojmë se deri më tani janë zbuluar katër “islanders”, Aleksandros i cili është një nga finalistët e “Love Island Greece”, Ilda e cila është influencer-e, Artemis jeton në Londër dhe ka ëndërruar të jetë pjesë e “Love Island Albania”, Gleni bukuroshi që jeton në Londër dhe vjen në Shqipëri në kërkim të dashurisë.

Dy ditë më parë janë zbuluar dhe tre ambiente të vilës superluksoze në jug të Shqipërisë. Këto 3 ambiente do të kenë një rol kyç në shtëpi, pasi aty do të zhvillohen debate të zjarrta e ndodhi të tjera interesante. Gjithashtu në këto tre ambiente do të merren vendime të rëndësishme për spektaklin.

Luana premtoi për shikuesit spektakël dhe një natë magjike. Gjithashtu moderatorja njoftoi që “reality show” do të trasmetohet çdo ditë me një episod premierë në orën 18:20 në Tv Klan./Love Island Albania

Lexo gjithashtu
Total
0
Share