Zbulohet ‘hajduti’ misterioz në Australi, koala kapet ‘mat’

Prej disa javësh, kopshtari australian Humphrey Herington përpiqej të zbulonte hajdutin e pacipë që hante filizat e tij.

Në fillim ai mendoi se do ishin disa dhi të humbura.  Ndoshta ndonjë oposum i bezdisshëm. Gjëja e fundit që priste ishte kur një ditë, teksa hyri në ambientin e punës gjeti një koala “lozonjare”, të hutuar dhe të ngopur sa nuk mund të lëvizte dot, të rrethuar nga pemët e zhveshura të eukaliptit.

Dukej sikur ishte ngopur. Dhe dukej shumë i kënaqur me veten”, u shpreh ai për “BBC”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Stafi po ndërton gardhe rreth filizave për t’i ruajtur nga koala e quajtur Claude, që deri më tani i ka shkaktuar kopshtit një dëm prej 3800 Dollarësh.

Për ironi të fatit, pemët që Claude ka asgjësuar do të përdoreshin për të rritur habitatet e koalave në rajon duke qenë se është një kafshë e rrezikuar nga zhdukja.

Pasi zbuloi ‘hajdutin’ misterioz, Herington e mbështolli me peshqir dhe e la rreth 300 metra larg kopshtit. “Por dy ditë më vonë u rikthye dhe vazhdoi vizitat e tij”.

Megjithatë, ai nuk është mërzitur nga situata, përkundrazi. “S’mund ta besoja që ishte një koala. Isha i tronditur por edhe i habitur”. Së bashku me këto ndjesi, vjen edhe shqetësimi.

Kam rreth 20 e ca vite këtu dhe kjo nuk ka ndodhur më parë. Vërtet nuk ka ushqim?”, pyet ai.

Në vitin 2022, koalat u listuan ndër speciet më të rrezikuara në Australi pas rënies drastike në popullatën e tyre. Marsupiali kërcënohet nga shpyllëzimi, zjarret, thatësira, sëmundjet dhe rreziqe të tjera.

Në vitin 2021, u tha se koalat mund të zhdukeshin plotësisht deri në vitin 2050 nëse nuk merren masa të menjëhershme. Sipas organizatave, mund të ketë rreth 50.000 individë që jetojnë në habitatet natyrore./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share