Më 7 shtator, Apple do të prezantojë për publikun serinë e re të iPhone 14.
Megjithëse, ende nuk ka një deklaratë zyrtare, gjatë eventit të madh të shtatorit, pritet të prezantohet dhe iPhone 14, Pro dhe Max.
Lansimi i tyre në treg është planifikuar për më 16 shtator.Sipas disa analistëve, ato do të jenë në dispozicion me një çmim më të lartë se modelet e mëparshme.
Kjo për dy arsye: seria e re e iPhone bazohet në sistemin operativ iOS 16, i cili sjell një sërë përmirësimesh dhe mundësish personalizimi për aplikacionet, widget-et, ekranin e kyçjes dhe më tepër.
Një përmirësim teknologjik që nënkupton rritje të çmimit. Arsyeja e dytë lidhet me situatën aktuale gjeopolitike dhe ekonomike, e cila e bën të vështirë gjetjen e burimeve për prodhimin masiv të pajisjeve elektronike.Ngjarja e Apple më 7 shtator nuk do t’i kushtohet ekskluzivisht iPhone-ve, pot do të ketë hapësirë edhe për Apple Watch Series 8, modelet më të larta të së cilës do të kenë një ekran të përmirësuar