Roberto Mancini befasoi të gjithë kur të dielën dha lajmin se ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Kombëtares së Italisë.
Por, raportet e shumta nga mediat italiane bëjnë të ditur se prapa këtij vendimi të Mancinit qëndron një ofertë e lartë në drejtim të tij për ta marr drejtimin ë Arabisë Saudite.
Sipas raportimeve nga gazetari Gianluca Di Marzio, Federata e Futbollit të Arabisë Saudite po e ndjekë Mancinin tash e disa muaj dhe se oferta e tyre, e cila mund të zyrtarizohet në ditët në vijim, është ajo që do të jetë e vështirë të refuzohet.
Mendohet se Mancinit do t’i ofrohen 18 milionë euro në sezon për të marrë postin vakant si trajner i Arabisë Saudite.
Raportet gjithashtu sugjerojnë se Mancinit do t’i ofrohet një marrëveshje trevjeçare, që do të thotë se ai mund të fitojë 54 milionë euro gjatë asaj periudhe.