Zbulohet altari romak në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar një zbulim të rëndësishëm pas fillimit të gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas. Një ekip ekspertësh ka zbuluar një altar romak të gjysmës së parë të shekullit III, pas krishtit.

Ky objekt është një spolie e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit. Zbulimi i këtij altari tregon vazhdimësinë e jetës nga parahistoria, antika deri në mesjetë.

Ekipi i ekspertëve, i përbërë nga arkeologu Shafi Gashi, Sali Islami dhe Arbnor Morina, në murin rrethues të kalasë kanë zbuluar një altar romak të gjysmës së parë të shek.III, pas krishtit. Objekti është një spolie e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr). Altari është i një rëndësie të veçantë dhe tregues se ka vazhdueshmëri jetese që nga parahistoria, antika deri në mesjetë”, tha Çeku.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share