Zbulohen depo me armë të fshehura në veri të Kosovës

Një operacion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ka çuar në zbulimin e dy depove të fshehura të armatimit në veri të vendit. Gjetjet e rëndësishme u bënë në dy lokacione strategjike, njëri pranë Tre Rrokaqiejve dhe tjetri në rrugën e njohur si “Qeta e Minatorëve”.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj këtij zhvillimi, duke theksuar se çdo kërcënim që synon të cënojë stabilitetin e Kosovës do të përballet me vendosmëri dhe në përputhje me ligjin.

“Forcat tona të sigurisë, në vigjilencë të lartë, kanë arritur të konfiskojnë sasi të mëdha eksplozivësh, armësh dhe municionesh, duke dëshmuar angazhimin e tyre për të ruajtur rendin dhe ligjin,” deklaroi Sveçla.

Në detaje, operacioni ka identifikuar dhe sekuestruar një arsenal të konsiderueshëm që përfshin armë automatike AK-47, karikatorë, fishekë të ndryshëm, pajisje për pastrimin e armëve, si dhe materiale të tjera të dyshimta. Këto gjetje lidhen me persona të kërkuar dhe grupe të caktuara, duke përfshirë ish-pjestarë të Mbrojtjes Civile dhe anëtarë të një grupi të etiketuar si terrorist.

Lokacioni 1:

•3 Arme te gjata AK-47

•4 Karikatore me 60 fishekë

•1 keher me 11 Fishek

•1 kellef revole

•1 çantë ushtarake

Lokacioni 2 :

•1 rrip brezi me 25 fishek për arme gjuetie.

•23 fishek për armë gjuetie

•Pistolete TT me 1 karikatore me 8 fishek

•3 karikator me nga 8 fishek

•2 karikator ne fotrolle

•28 fishek per arme te gjate

•10 kreher me fishek të armës së gjatë (99 fishek)

•1 kuti me fishek 7×62

•4 pastruese te armës

•Kuti me lende te dyshimte

Lokacioni 3: •Arme e gjate me bajonete

•1 pistolete me 2 karikatore me nga 8 fishek 7×62 dhe 1 fotroll.

•Çantë e zeze me pajisje per pastrim te armës

•2 kutia me nga 50 fishek 7×62 •3 karikatore me fotrolla me nga 8 fishek

•Arme e gjate gjuetie me cante.

Lokacioni 4:

•Iriq metalik

•Jelek i brendshëm Antiplumb

•30 cope mjet i dyshuari Eksploziv TM 100

•1 Uniforme

•Cante e zeze me pajisje te ndihmës se pare

•Adapter per Radiolidhje

Lexo gjithashtu
Total
0
Share