Zbardhet vjedhja e rëndë në Shkup – padi penale për 8 persona

MPB ka ngritur kallëzim penal për 8 persona për “vjedhje të rëndë”, ndërsa pasuria e vjedhur i është kthyer pronarit, përcjell KlanM.

“Departamenti për Çështje Penale Kisella Vodë ka ngritur kallëzim penal kundër L.K.(64), P.M.(24), D.P.(25), M.J.(26), V.R.(24), A.G.(23), T.L.(23) dhe P.N.(24) , të gjithë nga Negotina, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se në periudhën kohore prej datës 23 deri më 26.06.2023 kanë kryer “vjedhje të rëndë” në rrethin e zonës së Kisella Vodës, gjatë së cilës kanë marrë kompjuterë, tavolina dhe pajisje tjera kompjuterike dhe për zyrë”, thonë nga policia.

Vlera e sendeve të vjedhura, sipas MPB-së, ka kapur vlerën prej 950 mijë denarëve./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share