Hajduti u kap, të gjitha sendet e vjedhura janë gjetur dhe do t’i kthehen pronarit
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup, ndërsa siç njoftojnë policia, i dyshuari është arrestuar sot. Gjithashtu nga MPb, theksojnë se sendet e vjedhura janë gjetur dhe të njejtat do t’i rikthehen pronarit, përcjell Klan Maqedoni.
“Sot (04.12.2022) nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë për Punë të Brendshme – Sektori për çështje kriminale Kisella Vodë, është privuar nga liria T.K (35) nga Shkupi.
Ai dyshohet se me datë 03.12.2022 në periudhën nga ora 12:40 deri në ora 15:40 nga punëtoria mekanike në zonën e Kisella Vodës, në pronësi të Z.A (39) nga Shkupi, ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, gjatë së cilës ka marrë një kompjuter, një ngritëse të madhe hidraulike dhe një sasi të madhe mjetesh të ndryshme mekanike dhe elektroshtëpiake. Pas masave të marra nga punonjësit e policisë, autori i krimit u zbulua, u gjet dhe u ndalua në komisariat dhe të gjitha sendet e vjedhura u gjetën dhe do t’i kthehen pronarit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia