Zbardhet draft statuti i bashkësisë së komunave serbe

Serbët ka kompetenca ekzekutive dhe vetëvendosje

Bëhet fjalë për një tekst të balancuar që do të prezantohet nga ekipi menaxhues që njeh një farë autonomie në veteqeverisjen lokale në nivel komunal, por pa ju dhënë sërbeve të drejtën që të ushtrojnë kompetenca ekzekutive në deklarimin e vetvendosjes.

Edhe ose do të jetë fillimi i procesit të krijimit të bashkësisë së komunave serbe drafti i statutit të saj, është sipas ndërmjetësit Lajçak hapi i parë i detyrueshëm dhe i rëndësishëm në këtë rrugë edhe pse gjasat që Kosova dhe Serbia të pajtohen për këtë duket se janë minimale.

Palët kanë shkuar në Bruksel me kundërshtime dhe qëndrime diametralisht të kundërta. I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se asocacioni është bazuar në zgjidhjet praktike të modeleve ekzistuese evropiane.

“Ne nuk duam të krijojmë diçka që nuk është testuar kurrë askund në botë, por duam që vendet të gjejnë frymëzim në modelet evropiane që funksionojnë mirë. Pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës nuk do të kthehen në institucione, pa formimin e Asociacionit, sipas Beogradit zyrtar. Bashkësia e komunave serbe sipas draftit për të zhvilluar ekonominë lokale ka buxhetin e vet integral, llogaritë bankare dhe ka të drejtë të zotërojnë pronat si dhe angazhohet në transaksione financiare. Objektivat kryesore të Asociacionit janë: forcimi i demokracisë lokale, promovimi dhe mbrojtja e etnisë, gjuhës, fesë, dhe formave të tjera të identiteteve kulturore. Sipas draft statutit asociacioni, ushtron një pasqyrë të plotë për të përmirësuar kujdesin shëndetësor parësor dhe sekondar lokal dhe atë social. Mandati i Kuvendit të Asociacionit, do të lidhet me mandatin e kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse. Në çdo zgjedhje lokale, brenda një muaji pas themelimit të kuvendeve komunale, kuvendet komunale të themeluara do t’i nënshtrohen procedurës së zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Asociacionit/Bashkësisë sipas procedurave të përshkruara më lart dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në draft.

E vetmja kërkesë e delegacionit kosovar është që ky të mos jetë një asociacion një-etnik dhe që rrezikon bosnjëzimin e Kosovës.

Zyrtarë të BE-së kanë konfirmuar se në takim po diskutohet edhe miratimi i Deklaratës për çështjen e më shumë se 1,600 personave ende të zhdukur zyrtarisht që nga Lufta e Kosovës 1998-99. Rreth 13,000 njerëz kryesisht shqiptarë etnikë vdiqën gjate konfliktit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share