Zayn Malik flet për largimin nga “One Direction”: U lodhëm nga njëri-tjetri

Ish-anëtari i “One Direction”, Zayn Malik ka folur për arsyet e largimit nga grupi, por edhe për incidentin me nënën e ish-partneres së tij, Gigi Hadid në intervistën e parë në 6 vite.

Malik deklaroi se e kuptoi se grupit muzikor po i vinte fundi kur anëtarët e “One Direction” po refuzonin të nënshkruanin kontrata të reja. Malik u largua nga grupi gjatë turneut të tyre të vitit 2015, duke përmendur si arsye stresin.

“Kishte padyshim probleme edhe në miqësitë tona. Ne ishim të lodhur nga njëri-tjetri, nëse do që të jem plotësisht i sinqertë”, u shpreh Malik për gazetaren Alex Cooper në podcastin “Call Her Daddy”.

Këngëtari i hitit “Pilloëtalk” foli edhe për incidentin me Yolanda Hadid në të cilën u përfol se 30-vjeçari e goditi me shuplakë nënën e modeles gjatë një debati.

Ai nuk ndau shumë detaje duke thënë se preferon që një temë të tillë ta mbajë sa më private. Ndërkohë, këngtërai pritet të sjellë këngën ‘ Love like this’ e cila pritet të publikohet në fund të muajit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share