Zaimina Vasjari përplaset me Irkenc Hykën, shkak bëhet reperi shqiptar!

Në këtë natë surprizat nuk kishin fund, edhe pse kryefjala e këtij emisioni është argëtimi sërish nuk mund të mungonin as momentet emocionale por as debatet, sidomos për pikët e lojës.

Spektakli “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollca kishte të ftuar mjaft të veçantë këtë mbrëmje. Dy prej tyre ishin dhe këngëtarët Zaimina Vasjari dhe Irkenc Hyka të cilët u përfshinë në një “debat” më njëri-tjetrin; këtë herë për pikë.

Irkenci po zhvillonte sfidën e tij me zbulimin e sekreteve të personazhevë të ndryshëm ai u shpreh për Don Phenom që i kishte dhënë të brëndshmet sepse ai të vetat i kishte të grisura, por komenti I Zaiminës ishte epik. Duke refuzuar që t’i jepen pikët e lojës Irkencit; komenti i Zaiminës ishte: ”Pse gënjen, shiko sa je ti, sa është ai! Nuk keni të njëjta përmasa, mos gënje!”.

Ky koment epik u shoqërua me të qeshura pafund në sallë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share