Zaimina bën deklaratën e fortë: Kur jam martuar unë ka qenë koha e qerosave me X5

E ftuara në spektaklin e sotëm ishte një figurë shumë e dashur për publikun si Zaimina Vasjari.
Në emisionin “Zemër Luana” me moderatore dhe autore Luana Vjollca këtë mbrëmje të papriturat nuk kishin fund , emocionet shumëngjyrëshe, deklaratat e bujshme, lojërat, muzika e mirë dhe çdo gjë tjetër që nuk keni parë e dëgjuar ndonjëherë nga këto personazhe.

Zaimina me natyrën e saj mjaft sportive u përfshi në një lojë bashkë më dy të ftuarat e tjera Semi Jaupaj dhe Kanita ku do të flisnin për çështjet e zemrës.

Një prej pyetjeve që iu drejtua vajzave ishte për njohjen më të çuditshme që ato kanë pasur.
Zaimina me shumë sportivitet u përgjigj duke thënë që ajo ka patur njohjen më të çuditshme duke bërë deklartën e fortë: “ Kur jam dashuruar unë ka qënë koha e qerosave me X5”. E cila ka shkaktuara të qeshura dhe është pasuar me një batutë të Besit I cili I thotë: “Por ti zgjodhe atë me X6”.

Ndërkohë që rikujtojmë se bashkëshorti i Zaiminës, Klodi është qeros e kjo është arsyeja që Zaimina ka bërë këtë deklaratë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share