Zaev: Nuk besoj se referendumi do të jetë i suksesshëm

FILE PHOTO: North Macedonian Prime Minister Zoran Zaev arrives for the NATO summit at the Alliance’s headquarters, in Brussels, Belgium, June 14, 2021. Kenzo Tribouillard/Pool via REUTERS

“JAM KRENAR PËR MARRËVESHJET ME BULLGARINË DHE ME GREQINË”

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka vlerësuar se marrëdhëniet me Bullgarinë po përmirësohen, duke shtuar se ai është krenar që ka qenë kryeministri që ka nënshkruar Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Sofjen zyrtare, si dhe Marrëveshjen e Prespës për tejkalimin e kontestit me Greqinë.

Sipas ishkryeministrit Zoran Zaev, mbi 75% e popullatës në vend janë kundër referendumit për anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë, ndërsa 25% të tjerë do ta mbështesnin për shkak të anëtarësisë ose besnikërisë ndaj partisë nismëtare, VMRO-DPMNE . Atij nuk i vjen keq që ka nënshkruar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Unë jam jashtëzakonisht krenar për dy marrëveshjet, për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, bashkëpunim dhe miqësi me Bullgarinë dhe për Marrëveshjen e Prespës. Përmes këtyre dy marrëveshjeve sërish i ndërtuam miqësitë tona me fqinjët tanë. Republika e Maqedonisë së Veriut është vend mik me të gjithë fqinjët e saj dhe pjesën tjetër të botës. Kjo miqësi sjell përfitim për të gjithë” – deklaroi Zaev.

Zaev mori pjese në ceremoninë për ndarjen e titullit doktor i nderit eurodeputetit nga Bullgaria Ilhan Kyçyk, i cili si raportues për Maqedoninë e Veriut u angzhua për fillim të negociatave aderuese Shkup-Bruksel, të pangarkuara me çështjet historike. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share