Ylli i YouTube që u vra nga babai i saj

E re e plot jetë, Tiba al-Ali u shndërrua në yll me videot rreth jetës së saj në YouTube. Ajo e hapi kanalin e saj pasi u zhvendos nga Iraku në Turqi në moshën 17-vjeçare, në vitin 2017, duke folur për pavarësinë e saj, të fejuarin, make-up dhe gjëra të tjera. Tiba shfaqej e lumtur dhe tërhoqi me mijëra ndjekës.

Këtë Janar u kthye në Irak për të vizituar familjen dhe u vra nga i ati. Vrasja e saj nuk u konsiderua me paramendim, ndaj babai u saj u dënua me vetëm 6 muaj në burg.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

U mbyt në gjumë Tiba kishte më shumë se 20 mijë ndjekës (në YouTube), një numër që është rritur edhe më shumë që prej vdekjes së saj. Ajo postonte video çdo ditë dhe i pëlqente stili i jetesës në Turqi. Në një video të Nëntorit 2021, Tiba thoshte se ishte transferuar në këtë vend për edukim më të mirë, por vendosi që të qëndronte pasi i pëlqente jeta aty.

Sipas asaj që shkruan BBC, babai i saj Tayyip Ali, nuk ishte dakord me vendimin e të bijës për t’u zhvendosur në Turqi, as me vendimin për t’u martuar me të fejuarin sirian me të cilin jetonte në Stamboll.

Besohet se Tiba u përfshi në një debat me familjen kur u rikthye në Irak për t’i vizituar në shtëpinë e tyre Diwaniya, në Janar. Sipas raportimeve, Tayyip Ali e mbyti të bijën teksa ajo flinte gjumë, më 31 Janar. Më pas u vetëdorëzua në polici.

Pas vrasjes së saj, me qindra gra dolën në rrugët e Irakut për të protestuar kundër ligjeve që lidhen me vrasjet për nder.

Kodi Penal i Irakut mundëson që “nderi” të jetë faktor për zbutjen e dënimit në rastet e krimeve në familje. Ky Kod lejon dënime të buta për vrasjet për nder, me bazë provokimin ose nëse i akuzuari kishte motive që lidheshin me nderin.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme irakiane, duke folur për BBC tha: “Një incident i ndodhi Tiba al-Ali. Në perspektivën e ligjit, është një incident kriminal, ndërsa në perspektiva të tjera është një incident i vrasjes për nder”. Sipas zëdhënësit, Tiba dhe i ati kishin pasur një zënkë të ashpër gjatë qëndrimin të saj në Irak. Ai po ashtu shpjegoi se një ditë përpara vrasjes, policia kishte tentuar të ndërhynte. I pyetur për përgjigjen e autoriteteve për vrasjen, ai tha se forcat e sigurisë kishin vepruar me standardet më të larta të profesionalizimit dhe aplikuan ligjin.

E rrënjosur në mizogjini Vrasja e Tibas dhe dënimi i papërfillshëm që iu dha të atit shkaktoi zemëratë tek gratë irakiane dhe aktivistet për të drejtat e grave nëpër botë, për mungesën e mbrojtjes ndaj dhunës në familje ndaj grave dhe vajzave nën ligjet e Irakut.

Për shembull, në Nenin 41 të Kodit Penal të Irakut “dënimi i një gruaje nga bashkëshorti” dhe “disiplinimi nga prindërit të fëmijëve nën autoritetin e tyre brenda disa limiteve”, konsiderohen të drejta ligjore.

Ndërsa Neni 409 thotë: “Çdo person që e kap gruan mat në akt seksual, ose e gjen të dashurën e tij në shtrat me të dashurin dhe i vret ata menjëherë, ose njërin prej tyre, ose i dhunon duke bërë që njëri ose të dy të vdesin apo të mbeten përjetë invalidë, dënohet me një periudhë ndalimi jo më shumë se 3 vjet”.

Këto vrasje i kanë shpesh rrënjët në mizogjini dhe një dëshirë për të kontrolluar trupin e gruas dhe sjelljen e saj”, tha për BBC aktivistja për të drejtat e grave, Dr Leyla Hussein.

OKB thotë se rreth 5 mijë gra e vajza vriten çdo vit në botë nga anëtarë të familjes së tyre, për shkak të “nderit”./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share