Ylberi mbi Pallatin Buckingham pak çaste përpara se të shpallej vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II

Një ylber është shfaqur mbi Pallatin Buckingham disa momente para se të shpallej vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II

Në orën 18:30, Pallati Buckingham njoftoi se Mbretëresha Elizabeth II “vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”.

Shumë nga ata që u mblodhën jashtë portave të Pallatit Buckingham shpresonin se fenomeni, i cili u shfaq pasi retë e errëta dhe reshjet i lanë vendin ndriçimit të diellit, ishte një shenjë e një lajmi të mirë që do të vinte. Por të tjerët nxituan të vënë në dukje simbolikën prekëse, atë të shfaqjes së ylberit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Flamuri në Buckingham Palace u ul në gjysmështizë pasi lajmi i ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II në orën 18:30.

Një numër i atyre që ishin grumbulluar jashtë portave filluan të qanin dhe të bënin fotografi ndërsa një helikopter i vetëm qarkullonte qiellin lart./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share